Samiti i “Open Balkan” në Tiranë, Zaev: Pjesëmarrja ime e fundit në mënyrë të drejtpërdrejtë

21/12/2021 09:58

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zev informoi këtë të martë, ndërsa po mbahet Samti i “Open Balkan” në Tiranë se do të jetë pjesëmarrja e tij e fundit e drejtpërdrejtë në këtë nismë.

“Kemi suksese për të treguar, rezultate se grupi i punës ka bërë punë të shkëlqyer. Kemi hapa të dukshëm për të treguar, kjo do të jetë pjesëmarrja ime e fundit në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Zaev.

Ai theksoi se kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është plotësisht dakord me këtë nismë dhe do të vijojë punën e nisur nga vetë Zaev.

“Këtu kemi edhe kryeministrin e ardhshëm, edhe zv.ministrat që i kemi tërësisht mbështetës të kësaj iniciative, që do të sjellin vetëm të mira. Kjo iniciativë do të vijojë me suksese të mëtejshme në të ardhmen dhe do të njihet nga të gjithë si e tillë. Ne do të vijojmë për t’i treguar Evropës se dimë të punojmë së bashku dhe të arrijmë suksese”, mbylli fjalën e tij Zev.

Këtë të martë po mbahet Samiti i “Ballkanit të Hapur” në Tiranë, takim mes kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ata kanë mbërritur mbrëmjen e kaluar në Shqipëri, ndërsa Rama i priti me darkë mirësardhje në Elbasan duke shmangur kështu udhëtimin për në Tiranë, ku po mbahej protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër ardhjes së Vuçiç.

Do të nënshkruhen rreth 5 marrëveshje:

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA