Rumunët sulmojnë parlamentin në protesta kundër pasaportës së vaksinimit në punë (fotot)

21/12/2021 20:40

Disa mijëra rumunë protestuan sot para parlamentit kundër propozimit të politikanëve për pasaportën e detyrueshme të vaksinimit në vendin e punës.

Protestuesit shtynë prapa forcat e sigurisë duke hyrë në oborrin e parlamentit pas propozimit të koalicionit qeveritar për çertifikatë të detyrueshme për të gjithë punonjësit.

Qeveria thotë se masa nevojitet për të shtuar vaksinimet por protestat janë ashpërsuar në një prej vendeve më të pavaksinuara të Bashkimit Evropian.

Policia tha se në protestën e sotme e cila zgjati më shumë se dy orë, nuk u bënë arrestime.

“Ishte një protestë e nevojshme por e pamjaftueshme, duhet të kishin ardhur shumë më tepër njerëz”, tha rrjetin AFP ish-minatori Adrian Vrabiescu.

Vrabiescu tha se kishte ardhur nga jashtë qytetit për të marrë pjesë në protestë.

“Kam ardhur këtu sepse pasaporta shëndetësore do të çojë në vaksinimin e detyruar,” tha 50-vjeçarja Domita, me flamurin rumun në dorë dhe një kryq të madh në qafë.

“Kam frikë se ata brenda parlamentit nuk e morën mirë mesazhin sot, por ne do të dalin në rruge përsëri”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/10
Disa mijëra rumunë protestuan sot para parlamentit kundër propozimit të politikanëve për pasaportën e detyrueshme të vaksinimit në vendin e punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA