Princesha Haya fiton £554 milionë nga divorci me sundimtarin e Dubait/ Gjyqi zbulon pagesat milionere ndaj shantazhuesve për aferën me bodyguard-in (fotot)

21/12/2021 15:59

Ish-gruaja e sundimtarit të Dubait ka fituar sot në gjyqin e divorcit në Britani 554 milionë paundë, në një prej shpërblesave më të mëdha të këtij lloji ndonjëherë.

Princesha Haya bint Hussein do të marrë pagesën e parë të plotë prej 251 milionësh si pjesë e ndarjes përfundimtare nga nje prej njerezve më të pasur në botë, Sheik Mohammed Al Maktoum, tha gjykata e lartë e Londrës.

Shumica e kostove do të mbulojnë sigurinë e princeshës dhe dy fëmijëve të saj me sheikun, vajza Jalila 14 vjeçe, e djali Zayed, 9 vjeç, per t’i mbrojtur nga pengmarrja.

Princi i kurores duhet të japë garanci bankare prej £290 milionë për fëmijët e tij me pagesa vjetore prej 11 milionë paundë, si dhe kostot e vazhdueshme të sigurisë, £3 milionë për arsimin e tyre dhe  £9.6 milionë në pension të prapambetur.

Në një tjetër lajm shokues të zhvillimeve, gjyqi zbuloi se princesha Haya ishte detyruar t’i paguante 7 milionë paundë shantazhuesve nga stafi i saj i sigurisë, për të mbajtur të fshehtë marrëdhnien e saj intime bodyguard-in e saj britanik Russell Floëers, çka besohet se solli dhe prishjen e martesës.

Gjykatësi Moor tha në vendimin e tij se kishte një rrezik të përhershëm për princeshën dhe dy fëmijët e saj nga Sheikh Mohammed.

Shifra e sotme e divorcit prej £554milionë la prapa një marrëveshjeje tjetër të këtij lloji, atë prej 450milionë paundë që iu akordua ish-gruas së oligarkut rus  Farkhad Akhmedov në 2016.

Megjithse shuma do t’i lejojë princeshës të vazhdojë jetën e luksit me të cilën është mësuar, është gjithsesi  900 milionë më pak nga sa kishin kërkuar avokatët e saj.

Avokatët e princeshës thanë se paratë nevojiten për të siguruar atë dhe dy vajzat e saj nga ish-bashkëshorti i cili i ka ndaluar ato me forcë edhe më parë kur tentonin të largoheshin nga Dubai.

Sheik Mohammed – mik i mbretëreshës së Anglisë prej pasionit të të dyve për garat me kuaj, ishte zbuluar se kishte përgjuar telefonatat e ish-bashkëshortes dhe avokatëve të saj.

Pas tradhtisë bashkëshortore të princeshës, the sheiku kishte nisur një fushatë intimidimi duke detyruar që Haya të largohej drejt Londrës duke u trembur për jetën e saj.

Në dëshminë e saj princesha pranoi se kishte marra para nga llogaritë e të bijave për të paguar  shantazhuesit e tradhtisë bashkëshortore një total prej 7 milionë paundë.

Tre ish-bodyguard-ë që morën paratë nuk u emëruan në gjykatë.

Zbulimi u bë pas presionit të avokatëve të ish-burrit të saj pas paratë e marra nga llogaria e të bijës.

47 vjeçarja Haya, tha se kihste përdorur paratë e të bijave duke shpresuar se do t’ia rikthente.

Pas deklaratës së shantazhit gjykatësi tha: “Është e vështirë të kapërdish se këta njerëz ia kanë hedhur me këtë akt dhe nuk janë akuzuar kurrë”.

FOTO GALERI
4/10
Gjykatësi Moor tha në vendimin e tij se kishte një rrezik të përhershëm për princeshën dhe dy fëmijët e saj nga Sheikh Mohammed.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA