Në kuadër të nismës së ‘Open Balkan’ kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po diskutojnë për forumin e Agro-Kulturës dhe Kooperimit Rajonal.
Vuçiç theksoi se të gjithë duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të gjithë të bëjnë punët siç duhet në mënyrë që të arrihet shifra 1 miliardë për pak vite në fushën e bujqësisë.
Vuçiç: Unë besoj që ju të gjithë e shihni qartazi që ne kemi shumë dëshirë që të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme dhe bujqësia është një nga sferat më të rëndësishme dhe që ne do të trajtojmë së bashku. Kjo fushë nuk ka të bëjë vetëm me qarkullimin e lirë të ushqimeve, por edhe me bashkëpunimin në lidhje me materiale të ndryshme ose me fruta perime dhe nuk është thjesht një shkëmbim i produkteve ushqimore ndërmjet tre vendeve tona, por ka të bëjë me bashkëpunimin edhe në fushën e inteligjencës artificiale, të robotëve, të softwareve, të teknologjisë së informacioneve, të gjithë këto që mund të mbështesin në të ardhmen bujqësinë.
Ne, Serbia për produktet ushqimore kemi rreth 70 milionë euro, rreth 230 milionë euro me Maqedoninë e Veriut dhe që prap janë shifra të vogla dhe besoj që së shpejti do të arrijmë shifrën 1 miliard në rast se i bëjmë të gjithë punët sic duhet. Nënshkrimi i marrëveshjes në fushën e kontrolleve veterinare, fidosanitare dhe sigurisë ushqimore do të thotë dhe më shumë siguri për produktet që ne konsumojmë dhe për bujqësinë do të thotë edhe përshpejtimi i proceseve në uljen e kostove të cilat janë edhe të larta, por edhe radhët në pikat kufitare.
Ndër të tjera, Vuçiç u shpreh se mbështet idenë e Ramës që të mblidhen të gjithë bashkë në një takim më të gjerë në Shkup dhe më pas në Beograd që të kuptohet qartë ideja e shkëmbimit.
Vuçiç: Do të nënshkruajmë dhe marrëveshjet shtesë dhe besojmë se procedurat do të thjeshtohen për sektorin privat. Po punojmë edhe [për transportin e produkteve ushqimore që të kërkojnë transporte me frigorifer. Më duhet të them që ka potencial të madh për rritje më shumë të këtij vëllimi tregtar. Siç e dëgjuar, vetëm për bujqësinë flasim për shifra që për pak vite do të kalojnë shifrën 1 miliard.
Kjo nuk ka për të ndodhur pas 100 vitesh, por pas pak vitesh. E mbështes plotësisht idenë e Edit që të gjitha qeveritë dhe aktorët, që të bëhemi bashkë në një takim më të gjerë në Shkup ose diku tjetër në Maqedoninë e Veriut dhe më pas edhe në Beograd pasi ne duhet t’i bëjmë bashkë të gjithë aktorët që të kuptohet qartë ideja e shkëmbimit në mënyrë që të kemi më shumë rezultate në të ardhmen.
Top Channel