Tirana u bë mikpritëse e takimit të radhës të Ballkanit të Hapur nga ku kryeministri Edi Rama, presidenti Serbisë Alexandar Vuçiç dhe Zoran Zaev kryeministër i Maqedonisë së Veriut, hodhën firmat në disa marrëveshje.
Dy kryeministrat dhe presidenti Serbisë firmosën marrëveshjet për pasjen e aksesit të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, si dhe marrëveshjen për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja e tretë u nënshkrua nga Ministrat e Bujqësisë së tre vendeve, për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fushën fito-sanitare në Ballkanin Perëndimor.
Mes Shqipërisë dhe Serbisë u nënshkrua marrëveshja dypalëshe për “Njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomik për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit”.
Marrëveshja e pestë u nënshkrua nga Ministrat e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për nënshkruan marrëveshjen për “Njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomik për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit”.
Top Channel