Një luftanije ruse në ndërtim ka pësuar rreth 300 milionë dollarë dëme pas një zjarri masiv që shpërtheu në kantier.
Zjarri i nisur në fundjavë në kantierin e Shën Petersburg ka shkaktuar pengesa serioze në modernizimin detar të Kremlinit, shkruan tabliodi britanik Daily Mail.
Pamjet tregonin dëme serioze në luftanijen e re që so të mbajë raketat e reja hipersonike me shpejtësi ‘Mach-9’.
Flakë të mëdha dhe tymi te dendur dilnin nga korveta Provornyy (E zhdërvjellët) në kantierin Severnaya Verf, ku është duke u ndërtuar.
Rusia tha se në bord nuk kishte dëme në armatime apo personel por disa media thonin se kishte të shtruar në spital pas aksidentit dhe rrjeti amerikan Military.com tha se ishin të paktën dy të plagosur.
Një hetim kriminal është hapur për zjarrin në kamtierin Provornyy – në luftanijen që supozohej të armatosej me raketat e reja hipersonike Zircon – ose të njohura ndryshe Tskirkon.
Raketa që arrin një shpejtësi maksimale prej 9000 km në orë konsiderohet e pandalshme nga teknologjia aktuale dhe fillimisht do të instalohet në korvetat e tipit Project 20385 siç është Provornyy.
Muajin e kaluar u zbulua se Rusia kishte testuar me sukses raketat Zircon missile, nga luftanijet e Detit të Bardhë.
Raketa goditi objektivin 250 milje larg nga frigata Admiral Gorshkov, njoftoi ministria ruse e mbrojtjes më 29 nëntor.
Putin raportohet se i ka dhënë krijuesit të Zircon, Boris Obnosov kreut të korporatës së raketave taktike, medaljen Hero i Rusisë.
Top Channel