Konferenca e Open Balkan, Vuçiç: Ju mirëpres në Serbi, shikojeni si shtëpi të dytë

21/12/2021 13:28

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç gjatë konferencës së përbashkët mes tre shteteve në kuadër të “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Tiranë ftoi të gjithë shqiptarët dhe maqedonasit që të shkonin në Serbi dhe ta quanin shtëpi të dytë.

Ai u është përgjigjur të gjithë kundërshtarëve se nuk ekziston synimi për të krijuar një “Serbi të Madhe”, por është një nismë në të mirë të gjithë qytetarëve.

“Kemi arritur që gjërat të ecin dhe të shikojmë rezultate. Edi është kundërshtuar për këtë nismë, për ata që thonë se unë dua një Serbi të madhe, kjo nismë nuk ka të bëjë as me njërën as me tjetrën, por mos të humbasim në këto diskutime për të shkuarën, se duke u marrë me këto ne harrojmë të merremi me të ardhmen. Duke ardhur sot në Tiranë dëshiroj të shpreh respektin tim dhe t’ju mirëpresim në Serbi që ta shikoni si një shtëpi të dytë”, tha Vuçiç.

“Ajo që ne dëshirojmë të bëjmë është  që këto tre kryeqytete të bëhen pjesë në këtë nismë. Ne vijojmë t’u bëjmë thirrje vendeve të tjera sikur nuk mund të ecim dot pa ta. Lejet e punës në Tiranë dhe Beograd, u dhamë fund procedurave burokratike. Pse jo që tani të punojmë në Evropën e bashkuar. Në maj ose qershor do të mbajmë samitin në Beograd. Kur të shkojmë në Bruksel do të tregojmë se si kemi arritur të zgjidhim disa gjëra, si për shembull rrugët e gjelbërta”, tha presidenti serb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA