Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë Çekrez të Kamzës. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një 57-vjeçar, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 21.12.2021, rreth orës 20:17, në Çekrezë, Kamzë, mjeti me drejtuese shtetasen P. M., ka aksidentuar shtetasin këmbësor, I. S., 57 vjeç.

Si pasojë e aksidentit shtetasi I. S. është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA