Itali/ Sekuestrohet hashash dhe marijuanë, arrestohen 4 persona, mes tyre dy shqiptarë

21/12/2021 20:17

Rreth 680 kilogramë hashash dhe marihuanë u sekuestruan gjatë një operacioni të Alexandria Guardia di Finanza, si rezultat i të cilit u arrestuan 4 persona.

Mediat fqinje shkruajnë se të arrestuarit janë dy shtetas shqiptarë dhe dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, njëri prej të cilëve pa leje qëndrimi.

Ndërkoë vijojnë hetimet për gjetjen e ndonjë bashkëpunëtori.

Raportohet se të katër personat ishin banues midis Alessandrinos dhe Astit. Baza e tyre ishte në një magazinë ngjitur me një ndërtesë tregtare.

Në momentin e arrestimit, njëri prej trafikantëve ka tentuar të fshihet nën motorin e një kamioni, ndërsa droga ndodhej në rimorkion e mjetit të drejtuar nga dy maqedonasit.

80 kilogramë të tjerë u gjetën në njërën nga makinat me të cilat shqiptarët kishin mbërritur në kasollen e transportit. Përveç drogës dhe armëve u sekuestruan edhe 3300 euro cash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA