Goditi me shqelm mbrojtësin e Skënderbeut, dënim i ashpër për trajnerin Ndreu

21/12/2021 19:08

Shqelmi ndaj mbrojtësit Leonat Vitija, i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Kastriotit, Ramadan Ndreu, i cili është pezulluar për plot 12 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, i cili është mbledhur pasditen e sotme.

Gjesti i teknikut krutan këtë fundjavë në Korçë, ishte i patolerueshëm dhe organet disiplinore vendosën t’i bllokojnë hyrjen në stadium dhe pjesëmarrjen në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF-ja, deri në fund të dënimit./ SS

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA