Firmosja e 5 marrëveshjeve, Zaev: Shënon hapa të mëtejshëm për evropianizimin e vendeve tona

21/12/2021 13:32

Pas firmosjes së 5 marrëveshjeve në kuadër të “Open Balkan”, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Zaev falenderoi kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për pritjen duke thënë se ndihet si në sëhtëpi. Ndër të tjera foli për marrëveshjet që u firmosën sot duke thënë se sot kanë hapa konkretë për t’ia paraqitur qytetarëve dhe sapo të ratifikohen, do të kenë mundësi të punojnë e lëvizin lirisht në këto tre vende.

Zaev: Dua të falenderoj Edin, popullin shqiptar dhe qeverinë shqiptare. Të gjithë ndihemi në shtëpi këtu, qofshim në Shqipëri, Maqedoni apo Beograd.

Që prej fillimit të nismës, unë dhe kolegët e mi kemi nxjerrë në pah faktin se Ballkani i Hapur është një proces autentik që është krijuar nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut por edhe për vendet e tjera. Të gjitha vendet e rajonit kanë një ftesë të hapur për tu bërë pjesë. Ne i inkurajojmë që të bëhen pjesë.

Ne kërkojmë kontribut dhe bëjmë thirrje që nisma e Ballkanit Hapur të sjellë të mira për qytetarët tanë përmes një tregu të përbashkët. Sot përballë qytetarëve të vendeve tona paraqesim hapa konkrete. Ne kemi nënshkruam marrëveshjen për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik si dhe marrëveshjen për kushtet e qasjes së lirë. Në këto marrëveshje u kemi dhënë mundësi qytetarëve që të keni qasje në shërbimet elektronike përmes krijimit të identifikimit elektronik në kuadër të Ballkanit të Hapur. Kurdo që këto marrëveshje të rafifikohen, këta qytetarë do të kenë mundësi të punojnë e lëvizin lirisht në këto tre vende.

Kjo shënon dhe hapa të mëtejshëm për evropianizimin e vendeve tona sepse ne jemi Evropë.Kur Vuçiç dhe Rama, së bashku me mua skicuam vizionin e Ballkanit të Hapur, ramë dakord që të mos lejojmë mbizotërimin e euroskepticizmit për shkak të dështimit të politikave europiane. Është një kontribut që na sjell vetëm në një vend, më pranë BE-së vetë. Kur BE dështon, kemi detyrimin të ndërmarrim nisma që evropianizojnë rajonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA