Brigitte Macron ka lindur mashkull? Zonja e Parë e Francës përgatit padinë

21/12/2021 15:46

Brigitte Macron nuk ka ndërmend t`i tolerojë thashethemet absurde, siç i quajti ajo, sipas të cilave ka lindur mashkull dhe quhej Jean-Michel Trogneux.

Për këtë arsye, Zonja  e Parë e Francës, besohet se po përgatitet të ndërmarrë  veprime ligjore.

Raportet në mediat e huaja tregojnë se zërat që pretendonin se Brigitte nuk është femër që nga lindja kanë qarkulluar në mediet sociale në Francë nën hashtagun #JeanMichelTrogneux.

Le Figaro thotë se bashkëshortja 68 vjeçare e presidentit francez, Emmanuel Macron nuk ka në plan të rrijë duarkryq, por do të ngrejë padi kundër nxitësve të kësaj teorie konspiracioni.

Pretendimi i diskutueshëm u publikua në një revistë të ekstremit të djathtë “Faits et Documents” në muajin shtator, duke përmendur dhe një hetim tre-vjeçar të mbështetur sipas tij nga ‘shumë ekspertë’.

Revista mujore prej 12 faqesh, e cila ka publikuar një sërë teorish të çuditshme rreth personazheve publike, duket megjithatë se e rëndoi shumë dorën këtë radhë më akuzat për Zonjën e Parë dhe tani duhet të përballet me pasojat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA