Berisha: Mbyllja e dyerve të selisë për PD nga Lul Brava, akt i shëmtuar

21/12/2021 14:41

Ish-kryeministri Berisha mbajti konferencë për mediat nga selia blu duke thënë se bravat e godinës janë ndërruar vetëm nga Lulzim Basha duke shtuar se as ai apo anëtarët e Komisionit të Rithemelimit nuk kanë gisht në atë akt.

Në ambientet e selisë blu, ku u shkallmua dhe një prej dyerve të kësaj godine, Berisha s’i ndali ironitë për Bashën, që e cilësoi me epitetin ‘Lul brava’.

Ndër të tjera, Berisha e quajti akt të turpshëm duke e cilësuar kryedemokratin si Lulzim Brava dhe se eksponentët e armëve dhe bandave nuk kanë vend në selinë e lirisë.

Berisha: Kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë ajo ose është totalitare ose është pakice terroriste, ose pakicë banditeske, por një gjë është e sigurt se kurrë një pakicë nuk duhet të tentojë të injorojë shumicën por të pranojë sundimin e saj brenda rregullave dhe normave që janë universale. Mbyllja e dyerve të selisë për PD nga pengBasha apo Lul Brava është akt i shëmtuar, siç është futja e eksponentëve të armatosur të qeverisë në selinë e demokratëve.

Kjo është selia e lirisë dhe jo e armëve, nuk është Berisha as këta zotërinj të Komisionit që ka bërë lojë me brava.

FOTO GALERI
16/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA