Benz-i është makinë e preferuar e shqiptarëve. Edhe përgjatë vitit 2020 sipas anketës së publikuar nga Instat për karakteristikat e mjeteve rrugore, marka gjermane vijon të kryesojë listën duke dominuar me 98. 1 mijë autovetura të këtij lloji, nga rreth 539. 5 mijë autovetura që qarkullojnë në total në të gjithë vendin.
Pas Mercedes Benz në vend të dytë si marka më e përdorur renditet Volkswagen me 91.7 mijë autovetra TË KËTIJ LLOJI, NDJEKUR NGA Daimler Chrsler me 65 mijë të tilla.
Numri i autoveturave është rritur në raport me vitin 2019, ndërsa numri total i të gjitha llojeve të mjeteve përfshirë ato me transport të përzier dhe motorët në të gjithë Shiqpërinë rezulton në mbi 676.8 mijë mjete, rreth 47.8 mijë më shumë se në 2019-ën.
Kryeqyteti mban edhe numrin më të lartë të mjeteve rrugore që qarkullojnë me 249.3 të tilla, teksa qarku me numrin më të vogël të tyre rezulton Kukësi me vetëm 14.4 mijë autovetura e mjete të tjera rrugore.
Vetëm 9% e autoveturave që qarkullojnë në vend janë më pak se 10 vjeçare pasi pjesa më e madhe e tyre janë kryesisht të vjetra ose shumë të vjetra. Gati 26% e tyre rezultojnë të vit prodhimit para vitit 2020, ndërsa 65% e tyre janë të vit prodhimit ndërmjet viteve 2000-2010.
Pjesa më e madhe e autoveturave gati 73.5% e tyre përdorin si karburant naftën, pjesa tjetër benzinën e gazin, ndërsa vërehet një rritje e mjeteve elektrike përgjatë vitit 2020.
Top Channel