Fermerët përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti se s’të njoh, pse pranuat 120 mijë lekë për lopë? Zbrisnit poshtë Gjatë fjalës së presidentit serb në takimin në kuadër të “Open Balkan” në Tiranë, në ekran u shfaq komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili ishte në lidhje live.
Vuçiç e përshëndeti dhe më pas e mori fjalën Rama duke bërë një batutë që shkaktoi të qeshura dhe më pas i bëri me dije se cila është përgjigja që po presin të gjithë sot.
Vuçiç: Më falni nëse mora shumë kohë nga koha juaj, e shoh që komisioneri është online dhe ndoshta dëshiron që të thojë diçka. Oliver, të përshëndesim nga Tirana.
Rama: Oliver, të kërkoj ndjesë që nuk të prezantova por kur po flisja, ekrani i BE-së ishte ende i ngrirë, tani është i shkrirë.
Jam shumë mirënjohës që po merrni pjesë në këtë takim dhe menjëherë pasi Zoran të bëjë komentet e tij, do ju lutesha që të ndërhynit. Pra, ju nuk ndiqeni vetëm nga ne, por nga shumë njerëz përmes ekraneve të televizioneve dhe ata duan të dinë a e mbështet BE-ja Ballkanin e Hapur, nëse do ta thonit, do të ishte lajmi i ditës.
Top Channel