Sali Berisha gjeti mënyrën se si të hapë dyert e mbyllura të Lulzim Bashës në selinë blu.
Berisha: Mbyllja e dyerve akt i shëmtuar siç është dhe futka e eksponentëve të armatosur të qeverisë dhe banditëve në selinë e demokrateve.
BASHA: Nga dëshpërimi po zbrazet në dyert dhe korridoret e PD i shoqëruar nga eksponent të krimit të organizuar siç është Fatjon Dautaj narkotrafikant i kërkuar nga agjencia kombëtare e krimit në Britaninë e Madhe njeriu që shkelmoi dyert e PD.
Ish kryeministri u rikthye sërish në PD për të komunikuar se Lulzim Basha do njoftohet institucionalisht për rezultatin e Refendumit.
BERISHA: Deputeti Basha do njoftohet me shkrim për këtë vendim.
BASHA: Dje pamë një “non grata” përpara kryeministrisë edhe një që pritet që të shpallet “non grata” që nuk kishte marrë as masat më të vogla të sigurisë sepse janë në sintoni me njëri tjetrin sepse i lidh halli personal”
Nga e njëjta godinë, por në salla të ndryshme Berisha dhe Basha dhanë paralajmërimet e fundit për njëri-tjetrin.
BERISHA: Paralajmëroj deputetin Basha të mos imagjinojë dhe mendojë për një çast të vetëm t’i kundërvihet vendimit të referendumit.
Basha: Të jeni të sigurtë që PD i ka gati gjithë skenarët për të përballur me çdo situatë.
Top Channel