Autoritetet italiane po përpiqen të hedhin dritë mbi vrasjen e Fabrizio Pisitelli. I njohur ndryshe si “Diabolik”, ai ishte drejtuesi i tifozëve të organizuar të Lacios dhe humbi jetën pas një atentati që iu bë në gusht të 2019-ës në parkun e ujësjellësve të Romës.
Ekzekutimi është motivuar nga tifozët, ku 50-vjeçari me origjinë nga Argjentina ka rënë i vdekur në vend.
Autoritetet kanë identifikuar Raul Esteban Calderon si të dyshuarin kryesor dhe një gjykatë italiane ka vendosur se ai është një ekzekutues profesionist.
Calderon u identifikua përmes dëshmive të qytetarëve që ndodheshin pranë ngjarjes, por edhe nga kamerat e sigurisë, duke dalluar disa tatuazhe karakteristike që ekzekutori ka në duar.
Megjithatë, Calderon i shpëton arrestimit dhe thuhet se ndodhet jashtë Italisë. Ai me siguri ndodhet për momentin në Spanjë, vendi prej nga vjen, ku të dy vendet kanë hapur një operacion për arrestimin e tij, ndërsa italianët po bisedojnë me autoritetet e vendeve të tjera, në rast se ai do të “lëvizë” diku tjetër.
Ai përshkruhet si një “njeri veçanërisht i rrezikshëm”, i cili është një ekzekutues profesionist.
Top Channel