Arrestohet një person, procedohet penalisht një tjetër. Çfarë ndodhi orët e fundit në Vlorë
21/12/2021 11:10
Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht nga policia e Vlorës.
49-vjeçari i identifikuar me incialet A.K., banues në Sarandë u vu në pranga pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Ndërsa 50-vjeçari i identifikuar si V.V., është proceduar penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, sepse në fshatin Lepenicë, i ka dëmtuar murin e banesës, shtetases M. A., 35 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel