Për djegien e flamurit serb në protestën e udhëhequr nga Sali Berisha të hënën në Tiranë u arrestuan dy persona dhe po procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë.
Dy të arrestuarit janë identifikuar si Astrit Cara, 41 vjeç, banues në Tiranë, dhe Besnik Balani, 56 vjeç, banues në Krujë. 6 të miturit e moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.
Ndaj tyre rëndon vepra penale nxitje e urrejtjes dhe poshtërim i simboleve të Republikës. Video u postua mbrëmjen e së hënës nga vetë kryeministri me diciturën: Unë tradhtar dhe ky patriot? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët.
8 personat e shoqëruar në polici gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.
Top Channel