Një djalë 11 vjeçar ka vdekur dje nga plagët e marra kur kështjella e ajrit në një shkollë australiane u ngrit dhunshëm në ajër nga një erë e papritur javes që shkoi.
Chace Harrison u bë dje viktima e gjashtë e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi të enjten në qytezën australiane të Devonport, Tasmania.
“Me zemër të rënduar konfirmojmë se një 11-vjecar ka humbur jetën sot pasdite”, njoftonte komisioneri i policisë së Tasmanisë, Darren Hine.
“Mendimet tona janë me familjen e tij dhe të të gjithë fëmijëve që humbën jetën në tragjedi”.
Tre djem 12 vjeçarë, dy vajza 11 e 12 vjeç, kishin vdekur më herët në aksidentin e tmerrshem, gjatë celebrimeve të fundit të vitit shkollor.
Dy fëmijë ende mbeten në gjendje të rëndë në spital ndërsa vetëm një fëmijë i plagosur ka dalë nga spitali.
Era që fryu ngriti më shumë se 10 metra lart kështjellën e ajrit ku po luanin fëmijët tragjikë. Rreth saj ishin mbledhur me shume se 30 femije te shkolles.
Tragjedia shkakoi zemërim të thellë në komunitet dhe në të gjithë Australinë.
Njerëzit kanë vendosur lule te shkolla dhe një llogari për mblehdje fondesh bamirësie ka arritur në 1.2 milionë dollarë australianë ($900,000).
Autoritetet në Tasmani thanë se po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit duke shtuar se kjo mund të ‘kërkojë kohë’.
Punonjësit e mjekësisë ligjore kanë marrë në intervistë fëmijët që dëshmuan aksidentin e rëndë.
Top Channel