Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e fundit plenare për këtë vit, ku pritet që mazhoranca të miratojë ligjet e kthyera nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që kanë lidhje me buxhetin.

Socialistët do të votojnë projektligjin e buxhetit të vitit 2022, ligjin e TVSH-së dhe ligjin për taksat kombëtare, të kthyera nga Presidenti Meta pa ndryshimet e kërkuara prej tij.

Po ashtu, sot pritet të miratohet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për disa ndryshime dhe shtesa në buxhetin e vitit 2021 dhe ligji për zgjatjen e afatit për përfitimin e statusit “Investim strategjik” deri në 31 dhjetor 2023.

PS do të miratojë me shumicë të thjeshtë edhe ligjin për bashkëqeverisjen, i kthyer nga Presidenti me arsyetimin se cenon parimet kushtetuese. Pas seancës së sotme, pritet të institucionet të ndajnë fondet, sipas buxhetit të miratuar për vitin 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA