Protesta kundër “Open Balkan”, Sejamini: Berisha ia arriti qëllimit

20/12/2021 21:30

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se Sali Berisha ia arriti qëllimit me protestën e kësaj të hëne para kryeministrisë.

“Ballkani i Hapur është gjë e mirë për Shqipërinë, është një nismë për të cilën është debatuar për qëndrimin e Kosovës. Në të gjitha mediat botërore është marrë vesh që ka një kundërshti të shqiptarëve ndaj Vuçiç. Është e padiskutueshme që kjo nismë u përdor për luftën e brendshme të PD. Kjo protestë ka vetëm gjëra pozitive, ka dy lloje protestash, që është simbolike që përcjell një mesazh, se kjo ka qenë në mediat e botës në këtë kuptim është një protestë e madhe, dhe një tjetër është që të kishte shumë njerëz dhe të rrëzonte dikë. Kjo është një protestë që kush donte të shkonte, shkonte. Fakti që Berisha arriti të mblidhte 3 mijë persona, të bëhej lajm ndërkombëtar ia ka arritur qëllimit”, tha ai.

Qindra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova u mblodhën për të mbështetur Berishën këtë hënë, në protestën kundër Open Balkan, të iniciuar nga kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në podiumin e protestës, tha se kumbari i kësaj nisme është miliarderi amerikan, George Soros.

Berisha i bëri thirrje SHBA-së, e cila er ka shpallur ‘non grata’ që të ndalojnë mbajtjen e mbledhjeve të “Open Balkan”, pasi sipas tij Rusia po tenton ‘të fusë këmbën’ në Ballkan dhe përbën rrezik për stabilitetin.

Top Channel