Protesta e thirrur nga Berisha rikthen dyert e blinduara te Kryeministria, ja zyrtarët që do marrin fjalën në tubim

20/12/2021 16:09

Ndërsa pritet që pas pak çastesh të nisë protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër takimit të “Ballkanit të Hapur”, Top Channel ka zbuluar emrat e zyrtarëve që do marrin fjalën në këtë tubim.

Bëhet e ditur se mes folësve është edhe ish-deputetja e LDK në Kosovë  Melihate Termkolli dhe do të përmbyllet me Sali Berishën.

Folësit në tubim: 

Aldo Bumci
Melihate Termkolli
Bujar Nishani
Albana Vokshi
Belind Kellici
Edit Harxhi
Megi Balliu
Ylli Manjani
Sali Berisha

Po ashtu vihet re se dera e Kryeministrisë njësoj sikur edhe një protestat e thirrura nga Basha për muaj me radhë, blindohej, edhe sot janë rikthyer dyert e blinduara, kjo për të rritur sigurinë nëse do të ketë tentativa për të hyrë brenda.

Ndërkohë dhjetëra demokratë që pritet t’i bashkohen protestës janë mbledhur para selisë blu, në pritje të daljes së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA