Newcastle po kërkon me ngulm të shpëtoj sezonin dhe kjo mund të ndodhë vetëm me ndërhyrje të rëndësishme në merkato.
Pronarët e rinj arabë synojnë të afrojnë në janar Anthony Martial nga Manchester United me formulën e huazimit, duke paguar 7 milionë euro për shërbimet e francezit deri në përfundim të sezonit.
Philippe Lamboley, manaxheri i Martial, pranoi në fillim të këtij muaji se 27-vjeçari dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit. “Martial thjesht dëshiron të luajë, prandaj kërkon të largohet. Do të flas me klubin pas disa ditësh.”
Francezi ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2024, me opsion rinovimin edhe për një vit. Tani për tani, ai është në orbitën e disa klubeve dhe vlerësohet rreth 35 milionë euro.
Gjithashtu, sikurse raporton “The Sun”, në radarin e “Magpies” është edhe Edin Dzeko. Sulmuesi boshnjak sapo është transferuar tek Interi, por tashmë ka treguar se e ka zëvendësuar më së miri Romelu Lukaku.
E tregojnë statistikat: 11 gola deri në këtë pikë të sezonit. Sulmuesi boshnjak ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2023, që do të thotë se drejtuesit e Newcastle duhet të bëjnë një ofertë të rëndësishme për të bindur Interit që ta shesë.
Top Channel