Maqedonia e Veriut ka regjistruar 127 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 221.411, ndërsa numri i vdekjeve në 7.825.

Vendi po ashtu ka regjistruar 261 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 208.209 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër pandemisë.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.377.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.551.730 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.766 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA