Leonardo ka vendosur të mos u japë rëndësi fjalëve të Zlatan Ibrahimovicit, në librin e tij “Adrenalina”.
Braziliani, i pyetur për mundësinë që kishte gjiganti suedez t’i merrte vendin, tha: “Them se është një temë e bezdisshme, por kjo nuk ndryshon asgjë. Jam 52 vjeç, mund t’i lexoj dhe kuptoj qëllimet e Zlatanit. E di mirë dhe nuk jam tipi që shkoj në shtyp për t’iu përgjigjur. Nuk dua t’i përgjigjem. A është vetëpropozuar si drejtor sportiv i PSG-së? Heshtja është përgjigjja më e mirë.”
Suedezi, i cili kishte veshur fanellën e klubit të kryeqytetit francez mes viteve 2012 dhe 2016, kishte shkruar një pasazh në librin e tij të ri, nëpërmjet të cilit zbulonte se kishte kërkuar të merrte detyrën që ka sot Leonardo.
“Verë 2021. Është e vërtetë, u ofrova tek PSG, por jo si futbollist. Si drejtor sportiv. Telefonova Nasser Al-Khelaifit, presidentin, dhe i propozova që, nëse nuk do të rinovoj kontratën me Milanin, do të vij tek PSG dhe do të rivendos rregull në ekipin tuaj”. Naseri qeshi, por nuk tha jo”.
Top Channel