Ibrahimaj e nis ndryshe fjalën e saj në Kuvend: Vij me keqardhje para jush, ju kërkoj dinjitet në këtë seancë

20/12/2021 12:11

Ministrja Delina Ibrahimaj ka marrë fjalën e saj në Kuvend duke kërkuar dinjitet në seancë. Nga ana tjetër, thotë se brezi i saj ka njohur vitin 1997 dhe gjithçka ka ndodhur në ato vite të errëta.

Përveç kësaj, ka komentuar dhe deputetët që folën për përballimin e krizës së pandemisë nga qeveria duke thënë se do të hedhë poshtë gënjehstrat. Ibrahimaj thekson se qeveria u gjend në kohë rekord pranë të gjithë atyre që ishin dëmtuar nga tërmeti duke i ofruar një strehë. Menjëherë pas saj, në kohën e pandemisë, thotë se qeveria mori akte normative për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kishin nevojë.

Ibrahimaj: Kisha menduar ta nisja ndryshe fjalën time por nuk mund të lë pa komentuar atë që ndodh në këtë Kuvend. Përfaqësoj një brez të vitit ’80. Ne kemi njohur ’97 dhe gjithçka ka ndodhur në ato vite të errëta të demokracisë shqiptare dhe me keqardhjen më të madhe vij sot para jush për t’ju kërkuar më dinjitet në këtë seancë që përfaqëson popullin, të rinjtë.

Duke u munduar të hedh disa nga gënjeshtrat që u hodhën në këtë foltore sesi qeveria e përballoi krizën e pandemisë. Pas tërmetit, kjo qeveri u gjend në kohë rekord pranë të gjithë atyre që ishin dëmtuar nga tërmeti duke i ofruar një strehë. Nga ana tjetër, u prekëm nga pandemia dhe në kohë rekord, qeveria mori akte normative për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kishin nevojë, të gjithë familjeve me ndihmë ekonomike që vijoi edhe gjatë vitit 2021. Ju thoni se ekonomia është e dështuar, por shifrat nuk e tregojnë këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA