“Herën tjetër protestë me program”/ Berisha paralajmëron Bashën: Nëse mendon se do shtypësh shumicën me ndihmën e qeverisë…

20/12/2021 18:10

Ish-kryeministri Sali Berisha në mbyllje të protestës i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike dhe mbështetësve të tij, të njohin vullnetin e shumicës, pasi në të kundërt do mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre ‘në mënyrë shëmbullore’.

“Nuk është halli i Berishës ky sot, por hallet e mijëra demokratëve që sollën këtë. Lul brava shpalosi veten. Sot ka një shumicë dërrmuese në një anë, një pakicë në anën tjetër. Nëse kjo pakicë nuk njeh shumicën, mendon se mund të shtypë shumicën me ndihëm e qeverisë, do mbahet përgjegjëse në një mënyrë shembullore ajo dhe Edi Rama. Shumica duhet të respektohet dhe nuk mund ta marrësh kurrë peng”, tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri u shpreh se do të ketë sërish protesta, por herës tjetër do jenë me program.

“Kjo është një opozitë më e forta që ka pasur vendi që nga ’91. Në rast se Shqipëria është rrokullisur në këtë mënyrë përgjegjësi ka udhëheqja e dështuar e opozitës, e cila në asnjë rrethanë nuk dha shembuj. Kjo kohë merr fund. Ju e patë një protestë e thirrur në 48 orë, herë tjetër do ketë program dhe asgjë nuk do ta na pengojë pa bërë transparencë të plotë për të gjitha lidhjet e tmerrshme të Ramës me krimin, korrupsionin, vjedhjen. Ballkani i Hapur është i hapur për krimin, oligarkët.

Sot PD e riothemeluar në vlerat e saj është shumicë e jashtëzakonshme, është grupacioni më i lirë i kësaj toke. Ky është një revolucion i pandalshëm”, tha Berisha.

Top Channel