Tetë persona janë arrestuar në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.
51-vjeçari me iniciale A.Q. u ndalua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe ka keqtrajtuar djalin e tyre të mitur.
Për vjedhje, u arrestua 49-vjeçari me iniciale N.Z. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, për këtë vepër penale.
31-vjeçari me iniciale A. I. (K). u ndalua pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– V. M., 39 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin E. B., 27 vjeç;
– A. B., 32 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– K. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
– R. P., 54 vjeç, pasi duke drejtuar motorin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin S. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel