Policia në Paris iu përgjigj mbrëmjen e të hënës një situate pengmarrjeje në një dyqan në zonën 12 Arrondissement në qendër të Parisit.
Sipas raportimeve një burrë i armatosur me thikë mbante peng të paktën dy gra në dyqan prej orës lokale 16.00 dhe kërkonte të fliste me ministrin e drejtësisë.
Policia ka ngritur një perimetër sigurie në zonë ndërsa disa burime identifikonin sulmuesin si problemik prej sëmundjeve mendore.
Zv. kryebashkiaku i Parisit, Emmanuel Grégor, nxiti njerëzit të shmangin zonën ndërsa tha se po shkonte personalisht në vendngjarje.
Mediat franceze than se sulmuesi kërkonte gjithashtu të kontaktonte me avokatin e Omar Raddad.
Raddad, një ish-kopshtar maroken është dënuar në 1994 për vrasjen e punëdhënëses së tij të pasur Ghislaine Marchal.
Raddad ka kryer tashmë dënimin e tij por ka insistuar gjithmonë se është i pafajshëm dhe kërkon të pastrojë emrin e tij.
Top Channel