Rusia do supremacinë e turizmit hapësinor. Në garë me miliarderët amerikanë

19/12/2021 14:17

Rusia kërkon supremacinë e turizmit hapësinor. Pas një dekade në ngërç Moska del me dy projekte të reja që do të konkurojnë me ato të manjatëve në SHBA dhe Kinë.

Dy aventurierët kozmikë të dërguar nga Rusia në bordin e stacionit ndërkombëtar të hapësirës janë miliarderi japonez Yusaku Maezawa dhe ndihmësi i tij. Pas dy turistëve, rusia po përgatit një modul special për vizitorët rusë të hapësirës. ata do të mund të bëjnë shëtitje në hapësirë por synimet janë dhe për në udhëtim rreth hënës thotë shefi hapësinor Dmitry Rogozin.

Përllogaritet se një vend do të kushtpjë nga 50 deri 60 milionë dollarë. Bëhet fjalë për prestigj kombëtar tashmë në rusi, ku ethet e turizmit hapësinor janë më të forta se kurrë duke parë sipërmarrjet e manjatit Elon Mask përtej oqeanit.

Rusia, SHBA dhe Kina janë të vetmet shtete që mund të cojnë njerëz në hapësirë, por konkurencën e ka nxitur më shumë se kurrë spejs eks e mask dhe Xhef Bezos apo Richard Branson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA