Referendumi për shkarkimin e Bashës/ Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Pas 25 vitesh asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin totalitar

19/12/2021 17:36

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Roland Bejko ka reaguar pas referendumit të mbajtur ditën e djeshme për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, ndërsa në Pallatin e Kongreseve po mbahej Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha.

Përmes një shënimi në facebook, Bejko thotë se sot akush nuk po e thotë se referndumi i djeshëm ishte si zgjedhjet parlamentare të të 26 majit 1996, ndërsa thekson se sot pas 25 vitesh asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin totalitar të tyre as sot pas 25 vjetësh.

“Askush nuk po e thotë se i ashtuquajturi referendum  ishte si zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996  ku qendrat e votimit  mbetën vetëm me komisionerët e njërës palë dhe e dini vet se çfarë ndodhi me kutitë e votimit.

Pjesa tjetër, se si doli rezultati, është thjesht histori.

Me që ra fjala, kush ishte në krye të vendit kur u zhvilluan ato zgjedhje?!

Po kryetar i PD-së, kush ishte?!

Asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin totalitar të tyre as sot pas 25 vjetësh.

I duan, o të gjitha, o asgjë!

Flm Ramiz Alisë që na i la peshqesh”, shkruan Bejko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA