Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka anuluar vizitën e tij të planifikuar për sot në Bosnje e Hercegovinë për shkak të sigurisë.

Milanoviq kishte planifikuar vizitën në Luginën Lashva për 28 vjetorin e kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna”.

Vendimi për anulim është bazuar në vlerësimin e sigurisë thuhet në njoftim.

 “Presidenti Milanoviq shpreh keqardhjen që nuk do të marrë pjesë në përkujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për kroatët e Luginës së Lashvës dhe shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen e madhe për organizatorët e përkujtimit për ruajtjen e kujtimit të kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna. Vendimi për anulimin e vizitës është bazuar në vlerësimin e sigurisë së institucioneve kompetente të Republikës së Kroacisë”, shkruhet në njoftim.

 

 

Top Channel