Një grup parukieresh nga Fieri kanë zgjedhur këtë fundvit të sjellin sadopak gëzim në shtëpinë e të moshuarve të këtij qyteti.
Banorët e kësaj shtëpie rrëfejnë se nuk e mbajnë mend herën e fundit kur e kanë patur mundësinë e një rregullimi, të thjesht të flokëve apo një make up.
Kjo shtëpi të moshuar është strehë edhe për këto 17 zonja.
Vajzat parukiere të Fierit në bashkëpunim me stafin kujdestar të kësaj shtëpie përmes këtij gjesti synojnë të sjellin sadopak lumturi për të moshuarit teksa po lëmë pas një tjetër vit të vështirë nga Covid19.
Kjo nismë kaq e bukur ka nevojë të shoqërohet edhe me të tjera për ta bërë edhe më të ngrohtë e plot gjallëri këtë shtëpi të moshuarish kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndërrimi viteve.
Top Channel