Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi si çdo vit, i ka nisur festat me momente plot emocione me fëmijët jetimë të Elbasanit, duke nxitur edhe kontributin e nxënësve për nxënësit, nën sloganin e veçantë “Nuk Festoj Pa Ty!”.
Këtë herë kanë qenë nxënësit e talentuar të Shkollës së Mesme Artistike “Onufri” pjesë e festimeve, të cilët kanë dhënë një koncert për të pranishmit në festë.
“Çelëm kështu siparin e festave me këta fëmijë të mrekullueshëm, të cilët kanë nevojë për më shumë dashuri, mbështetje e përkujdesje, e jo vetëm për festa por gjatë gjithë vitit”, shprehet ministrja në rrjete sociale.
Duke publikuar edhe një video me momente të bukura nga kjo ceremoni, ministrja shprehet më tej: Thellësisht e emocionuar nga koncerti që kishin përgatitur nxënësit e talentuar të Shkollës së Mesme Artistike ‘Onufri’ në Elbasan për fëmijët jetimë të qytetit.
Top Channel