Ministrja Kushi takim me drejtues të Insitucioneve Arsimore dhe punonjës në Shkodër

19/12/2021 09:05

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi organizoi një takim të gjatë me drejtues të Insitucioneve Arsimore dhe punonjës të ZVAP Shkodër, ku u diskutuan shumë çështje të rëndësishme aktuale në lidhje me shkollat.

“Kërkova që kujdesi i drejtuesve të shkollave të jetë maksimal, si ndaj zhvillimit të procesit mësimor, ashtu edhe për krijimin e një mjedisi sa më miqësor e të ngrohtë për nxënësit tanë”,  shkruan ministrja në statusin e saj në Facebook.

Gjatë takim u diskutua rreth shqetësimeve të stafeve arsimore dhe zgjidhjeve nëpërmjet bashkëpunimit sa më të ngushtë të çdo hallke të sistemit arsimor.

Ministrja Kushi duke folur për elemente të buxhetit të vitit të ardhshëm, dha lajmin e mirë se këtë vit do të ketë buxhet të dedikuar për pajisjen e shkollave me laboratorë Kimie, Biologjie, Fizike, dhe TIK, për tu ardhur në ndihmë mësuesve dhe nxënësve të shkollave.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA