Është mbyllur java e 14 e Abissnet Superiores, që ka parë të rikthehen te fitorja dy kryesueset, Tirana e Kukësi, të cilat mposhtën përkatësisht Teutën e Partizanin dhe vijojnë të jenë të shkëputura në vendin e parë dhe të dytë.
Ngec ndërkohë Vllaznia, që nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola ndaj Dinamos, me këta të fundit që ndalën serinë e humbjeve, por tashmë kanë zbritur në vendin e 8, pasi Skënderbeu fitoi ndaj Kastriotit dhe i parakaloi.
Nuk ka të ndalur Laçi, që merr fitoren e katërt radhazi dhe barazon Vllazninë në vendin e tretë të renditjes me 24 pikë, ndërsa Egnatia është zyrtarisht në krizë, pasi shkon nga humbja në humbje dhe ka mbetur e parafundit./ SS
Rezultatet e javës së 14:
Renditja pas javës së 14:
Top Channel