Shpresojmë të mos na duhet t’i vaksinojmë njerëzit gjatë gjithë kohës, por duhet ta lëmë të hapur mundësinë që do t’ju kërkohet të bëjnë një vaksinë sezonale, edhe pse nuk jemi ende të sigurt, deklaroi për Sky TG24, Anthony Fauci, imunolog dhe këshilltar kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë.
”Duhet të presim dhe të shohim çfarë do të kërkohet në muajt në vijim”, tha ai. ”Mund të na duhet edhe një dozë e katërt, por shpresoj të mos ndodhë, pasi na duhet një nivel kohëzgjatjeje mbrojtjeje që shkon përtej gjashtë muajve”, theksoi Fauci.
”Ne kemi nevojë për dozën e tretë sepse është pjesë integrale e regjimit vaksinor, kështu që është e mundur që pas dozës së tretë nuk do të kemi nevojë për një dozë tjetër për shumë se gjashtë muaj”, shton ai.
Top Channel