Klubi i madh gjerman, Bayern Munichu është shumë i interesuar në transferimin e sulmuesit të Leeds United, Raphinha.
Bavarezët duan ta përforcojnë skuadrën për sezonin e ri dhe tashmë kanë etiketuar emrat e mundshëm që do t’i tentojnë për t’i transferuar.
Sipas mediumit Todofichajes, Bayern Munich po planifikon të blejë përfundimisht sulmuesin e Leedsit, Raphinha.
Kampionët gjermanë do të nisin verën e ardhshme një ofertë prej 50 milionë eurosh për 25-vjeçarin brazilian.
Megjithatë, transferimi i Raphinhas do të vjen vetëm nëse Kingsley Coman vazhdon të ngecë në nënshkrimin e një kontrate të re.
Raphinha, i cili së fundmi shprehu dëshirën e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve, ka tetë gola në 16 paraqitje në Ligën Premier deri tani këtë sezon. /Telegrafi/
Top Channel