Dy persona kanë rënë në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Vorë për armëmbajtje pa leje.

Një 46-vjeçar u kap me një armë zjarri kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak, ndërsa një 51-vjeçar u kap me një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë.

Ata janë A. L., 46 vjeç, banues në Paskuqan 2 dhe M. V., 51 vjeç, banues në Marikaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një serë pranë banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole.

Sipas policisë, Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA