23/12 21:18
Ajax fitoi 0-2 kundër Feyenoord në përballjen më të fortë të javës së 17-të në Eredivisie. Në pjesën e parë u zhvilluan duele të forta dhe arbitri kryesor nxorri pesë herë kartonin e verdhë.
Një minutë përpara fundit të fraksionit të parë të sfidës, Ajaxi kaloi në avantazh falë një autogoli të argjentinas Marcos Senesi. Ajax gjeti edhe golin e dytë 11 minuta përpara fundit.
Penallti për “Harkëtarët” dhe ekzekutim i saktë i Dusan Tadic. Fitorja e sotme ka ngjitur Ajax në krye me 39 pikë, dy më shumë se PSV që nuk ka zbritur akoma në fushë dhe tre mbi Feyenoord.supersport
Top Channel