Që prej orës 08:00 të mëngjesit nisi referendumi i thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Ndonëse u caktua që në orën 17:00 të mbyllej procesi i votimit, u vendos që të shtyhej me një orë dhe nëse do të kishte fluks, të vijonte procesi derisa të votonte edhe anëtari i fundit i PD.
Votimi është mbyllur në të gjitha qendrat dhe ka nisur numërimi i votave.
Pogradec – 502 pro, 5 kundër, 3 të pavlefshme
Kolonjë: 404 vota pro shkarkimit, 0 kundër, 0 të pavlefshme.
Fier – 1378 vota të vlefshme dhe 16 të pavlefshme
Në Gjirokastër u konfirmuan 1792 vota pro shkarkimit të Bashës dhe 42 kundër ose të pavlefshme nga referendumi i mbajtur sot në 9 qendra votimi. Në lista për të votuar ishin 2587 votues. Rezultati i pjesëmarrjes ishte rreth 71%.
Qendra e fundit që mbylli votimin ishte ajo e Lazaratit ku 78% e anëtarëve kanë votuar pro shkarkimit të Bashës.
Lezhë
Mbyllet procesi i numërimit në 2 bashkitë e qarkut të Lezhës.
Në Bashkinë Lezhë kanë votuar 1305 nga 3018 anëtarë. 9 fleta kanë rezultuar të pavlefshme, ndërkohë që kanë votuar 1266 pro dhe 29 kundër.
Ndërsa në Kurbin kanë votuar 901 anëtarë, nga të cilët 893 hodhën votën pro, ndërsa 8 kundër.
Në Mirditë, kanë votuar 576 anëtarë, nga të cilët 575 ishin pro dhe një kundër.
Në Vlorë kanë votuar 913 anëtarë, nga të cilat 903 ishin pro shkarkimit të Bashës, 8 kundër dhe 2 të pavlefshme.
Në Selenicë kanë votuar 257 anëtarë, ndërsa në Himarë 132 nga 379 anëtarë.
Në Elbasan kanë votuar 1234 anëtarë pro; në Prrenjas 218 pro; në Librazhd 440 pro, Gramsh 380 pro; Peqin 327 pro; Cërrik 290 pro; Belsh 300 pro. Gjithsej nga 5000 anëtarë kanë votuar rreth 3200 pro.
Në Durrës, 2058 anëtarë kanë votuar nga 2700. Rezultatet tregojnë se 2031 kanë votuar pro, 17 kundër dhe 10 vota janë të pavlefshme.
Në degën Shijak votuan 472 anëtarë, nga të cilët nuk ishte asnjë e pavlefshme dhe asnjë kundër vendimit.
Në Bulqizë kanë votuar 436 pro, 2 kundra dhe 1 votë ka rezultuar e pavlefshme.
Në Burrel kanë votuar 701 pro, 3 kundër dhe 3 kanë rezultuar të pavlefshme.
Në Klos kanë votuar 577 pro, 1 kundër dhe 3 kanë rezultuar të pavlefshme.
Top Channel