Vijon rënia e lirë e Real Sociedadit që nga një pretendente serioze për pjesën e sipërme të tabelës tashmë rrëshqet në vendin e gjashtë në LaLiga.
Skuadra baske pësoi humbjen e katërt radhazi, këtë herë 1-3 përballë Villarrealit në San Sebastian, duke mos e shfrytëzuar faktori fushë.
Megjithëse kaloi në epërsi që në minutën e katërt me sulmuesin suedez, Isak, Real Sociedadi nuk ia doli të shkonte në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve në avantazh psikologjik, pasi u ndëshkua nga Moreno në minutën e 38-të.
Gjithçka u bë më e vështirë për vendësit në fillim të pjesës së dytë kur Oyarzabal u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit.
“Nëndetësja e Verdhë” e shfrytëzoi më së miri epërsinë numerike, duke shënuar golin e fitores me Gerard Morenon, i shërbyer nga një tjetër Moreno, por me emrin Alberto.
Futbollistët e Sociedadit tentuan me të gjitha mënyrat për të shmangur humbjen, por në minutat shtesë pësuan edhe të tretin, që mban firmën e Chukwuezes.
Top Channel