Popujt indigjenë të Panamasë ruajnë stilin tradicional të jetesës me kompeticione aftësish (fotot)

18/12/2021 20:46

Klimako Dogirama thotë se donte të nderonte gjyshin e tij kur mori pjesë në konkurimin e lëshimit të shtizës të komuniteteve indigjene të Panamasë.

Dogirama është nga komuniteti Embera, dhe një nga 250 konkurentët e lojrave, të cilët vijnë nga shtatë popullsitë e njohura indigjene të vendit.

Ky festival kulturor transmeton me anë të luftës sportive, mbrojtjen e stilit tradicional të jetesës.

“Shumë nga ne i kanë humbur traditat por kështu ne i rekuperojmë përsëri, rekuperojmë kulturën e të parëve tanë”, thotë Dogirama.

Në edicionin e Panamasë pjesmarrësit konkurrojnë në gjuajtje me hark, me shigjetë, mbajtje të druve, tërheqje litari, not dhe lundrim me kanoe.

Cesar Sires, i fisit indigjen Ngabe dhe organizator i lojrave, thotë se eventi kërkon të përhapë, ruajë dhe promovojë kultuat indigjene, me anë të aktiviteteve sportive.

“Të parët tanë ishin luftëtarë. Ne përpiqemi t’u mësojmë gjeneratave të reja se dikur këto aktivitete ishin të rëndësishme”, thotë Sires.

FOTO GALERI
1/8
Ky festival kulturor transmeton me anë të luftës sportive, mbrojtjen e stilit tradicional të jetesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA