Korea e Veriut shënon 10-vjetorin e vdekjes së diktatorit Kim Jong il (fotot)

18/12/2021 20:59

Korea e Veriut ka shënuar sot me një ceremoni përkujtimore 10-vjetorin e vdekjes së ish-liderit Kim Jong Il, në të cilën merrnin pjesë mijëra njerëz.

Në ceremoni ishte sigurisht biri i të ndjerit, diktatori aktual Kim Jong Un.

Kim Jong il kishte sunduar vendin për 17 vjet deri në vdekjen e tij në dhjetor 2011, para se të kalonte pushtetin te i biri.

Përvjetori i vdekjes së tij ishte paraprirë nga disa ditë zie me masa të ashpra në vend, mes të cilave dhe ndalimit e të qeshurës në rrugë, sipas burimeve.

Koreano-veriorëve u ishte ndaluar të qeshin, të konsumojnë pije alkoolike apo te zbaviteshin, për 11 ditë për shkak të dhjetëvjetorit të ish-udhëheqësit.

“Nuk duhet të konsumojmë alkool, të qeshim apo të argëtohemi gjatë këtyre ditëve”, tha një koreanoverior nga qyteti kufitar verilindor Siniju, sipas rrjetit Radio Free Asia.

Periudha e zisë mbahet çdo vit për Kim Jong Il dhe zgjat 10 ditë, por këtë vit ishte 11 ditë për të shënuar jubilarin dhjetëvjetor te vdekjes së tij.

Top Channel