Franca dhe Danimarka: Si po e rrezikojnë këto dy vende botën!

18/12/2021 17:41

Dy vendet me rrezikun më të lartë të përhapjes së koronavirusit, për Gjermaninë janë Franca dhe Danimarka.

Sipas një njoftimi të agjencisë së shëndetit publik, qytetarët e pavaksinuar të këtyre dy shteteve do të futen në karantinë kur të shkelin në tokën gjermane.

Kjo masë do të hyjë në fuqi nga e diela dhe do të zbatohet edhe për udhëtarët nga Norvegjia, Libani dhe Andora. Ditë më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, bëri thirrje për fleksibilitet në marrjen e masave kundër Covid 19. Rreth 68.7% e popullsisë është krejtësisht e vaksinuar në Gjermani, më pak se minimumi prej 75% që qeveria dëshironte të arrinte. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach shprehet i shqetësuar për rrjedhën e pandemisë në vend. Lidhur me variantin e ri të koronavirusit “Omicron”, politikani socialdemokrat tha se pret një “valë të pestë masive të sëmundjes”.

“Kjo do të thotë se duhet të përgatitemi këtu me të vërtetë për një sfidë, që nuk e kemi pasur ende në këtë formë,” u shpreh ai gjatë një vizite te qeveria e landit federal të Saksonisë së Ulët. Përhapja e këtij varianti të virusit në Gjermani nuk mund të shmanget më, tha Lauterbach-u duke theksuar se “jemi në një moment kyç të pandemisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA