Ish lideri i PD, Sali Berisha pritet të mbajë një konferencë për media në selinë e PD.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se janë mbledhur shumë demokratë që janë në pritje të Berishës.
Ndërkohë Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale informon që në orën 20.00 është mbyllur numërimi në qendrën e fundit në Shqipëri.
Komisioni po pret procesverbalet e fundit për të dalë në një rezultat përfundimtar të votimit për referendumin.
Procesi i votimit në referendumin e thirrur nga Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës nisi këtë të shtunë në orën 08:00.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale shpërndau materialet zgjedhore në 106 qendrat e votimit në të gjithë vendin.
Kryesisht, demokratët votuan në qendra votimi, të improvizuara jashtë selive të PD-së, pasi shumica prej tyre ishin të mbyllura me kyç nga mbështetësit e Bashës.
Top Channel