Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të shtune në selinë e PD-së, pas Referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Berisha është pritur me thirrje dhe me ovacione: Basha ik, Basha ik!

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se 44 mijë demokratë kanë marrë pjesë në Referendumin e thirrur prej tij, për shkarkimin e kryetarit të PD.

Ndërkohë, duket se ka mobilizuar të gjithë familjen pasi dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ka hipur sipër makinës së Lulzim Bashës të parkuar në hyrje të selisë së PD.

Malltezi përshëndet me dy gishta, ndërkohë që dhjetra njerëz janë mbledhur në mbështetje të Sali Berishës.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA