Vështirësohet hyrja në Itali, në fuqi rregulla të reja anti-Covid

17/12/2021 15:26

Frika e Omicronit ka shtyrë Italinë të marrë masa të reja më të forta për t`u mbrojtur nga varianti shqetësues i koronavirusit.

Tashmë në vendin fqinj kanë hyrë në fuqi rregulla më të ashpra për udhëtarët nga shtetet e BE-së.

Të gjithë udhëtarët – edhe ata të vaksinuar – për të hyrë në Itali duhet të paraqesin një test negativ ndaj koronavirusit, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza, i cili dhe firmosi dekretin përkatës.

Të pavaksinuarit, përpostestit, do të duhet të kalojnë edhe një karantinim pesë ditor.

Deri tani, për hyrjen në Itali shtetas të BE-së u mjaftonte vetëm dëshmia e vaksinimit, shërbimit ose testi negativ. Rregullat e reja do të jenë në fuqi deri në 31 janar.

Të martën në Itali u regjistruan mbi 20.000 infeksione të reja dhe 120 vdekje.

Qeveria e kryeministrit Mario Draghi në fund të nëntorit ra dakord për zgjerimin e grupeve që duhet t’i nënshtrohen vaksinimit. Deri tani detyrimi për vaksinim në Itali vlente vetëm për personelin e shërbimit shëndetësor.

Me skadimin e certifikatës së vaksinimit pas nëntë muajsh bëhet i nevojshëm edhe rifreskimi i vaksinës për ata që e kanë të detyrueshem vaksinimin.

Përjashtim bëhet njerëzit, gjendja shëndetësore e të cilëve mund të rrezikohej prej vaksinës.

Top Channel