Europol operacion ndërkombëtar ndaj “Dark Web”, arrestohen 354 persona, sekuestrohen mbi 5.8 tonë drogë, qindra armë zjarri dhe mbi 150 milionë euro
Një ditë përpara mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha, Partia Demokratike ka nisur zëvendësimet e kryetarëve të degëve që u shkarkuan pak ditë më parë, pasi kaluan me grupin e Sali Berishës.
Partia Demokratike ka vendosur në drejtimin politik të degëve ku janë shkarkuar kryetarët anëtar të Kryesisë Qëndrore, anëtar të Këshillit Kombëtar apo anëtar të Kryesive të Degëve.
Janë caktuar për drejtimin politik të degëve, Red Varaku në Shijak dhe deputeti Bledion Nallbati në Devoll.
Ndërkohë, degët e Tiranës do të kenë si drejtues politik nënkryetarët e PDSH. Vendimi i selisë blu vjen pasi atij të kryesisë që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Top Channel